LAJMI I FUNDIT:

U mbajt punëtoria e parë “Kosova Makers League” në zyret e BONEVET Prishtina dhe BONEVET Gjakova

U mbajt punëtoria e parë “Kosova Makers League” në zyret e BONEVET Prishtina dhe BONEVET Gjakova

Të mërkurën dhe të enjtën me datën 21 dhe 22 u mbajt  punëtoria e parë “Kosova Makers League” në zyret e BONEVET Prishtina dhe BONEVET Gjakova.

Në punëtori pjesëmarrës ishin gjithësej 46 shkolla nga e gjithë Kosova.


Trajnimi zgjati 3 orë e gjysmë, ku mentorët e ekipeve u trajnuan rreth robotikës, programimit, robotit ‘mBot’ dhe gjuhës programuese ‘Scratch’.

Gjithashtu, mentorët patën mundësi të njoftohen me njëri-tjetrin kështu duke ndarë eksperiencën e tyre që e kanë në shkolla dhe me nxënësit.

Falë punës së palodhshme të ekipit “Kosova Makers League”, gjithçka shkoi për mrekulli dhe mentorët e shkollave u ndanë shumë të kënaqur.

Raundi i parë i garës do të mbahet në javën e fundit të muajit prill, ku shkollat pjesëmarrëse në punëtorinë e parë do të garojnë mes vete.

“Kosova Makers League” nuk do të ishte e mundur pa donatorët si: Fondacioni “Unë e du Kosovën”, ‘Swiss Corporation’ në Kosovë, Ipko dhe Raiffeisen Bank.

Gjithashtu ndihmës të tjerë dhe partnerët janë edhe: Ipko Foundation, Croatian Makers League, Rrokum TV, gjirafa.com, telegrafi.com, Trokit, dhe uji Rugove.

Shkollat pjesëmarrëse në punëtorinë e parë ishin:

BONEVET Prishtina:
Mihal Grameno (Fushë Kosovë)
Akademia Ora (Prishtinë)
Halil Bajraktari (Mitrovicë)
SHMU-1 (Shtime)
Zenel Hajdini (Prishtinë)
Nazim Gafurri (Prishtinë)
Avni Rrustemi (Prishtinë)
Mitrush Kurteli (Prishtinë)
Abdullah Shabani (Mitrovicë)
Naim Frashëri (Prishtinë)
Ganimete Tërbeshi (Prishtinë)
Emin Duraku (Shtime)
Young Innovators (Shtime)
Bedri Gjinaj (Mitrovicë)
Ganimete Tërbeshi (Ferizaj)
Vëllezërit Frashëri (Lipjan)
Nonda Bulka (Mitrovicë)
Eqrem Qabej (Mitrovicë)
Musa Hoti (Mitrovicë)
Ideas Partnership (Fushë Kosovë)
Gjergj Fishta (Prishtinë)
Musa Zajmi (Gjilan)
Jeta e Re (Ferizaj)
Gjergj Fishta (Prishtinë)
Qamil Batalli (Prishtinë)
Dardania (Prishtinë)
British School of Kosova (Fushë Kosovë)
Association Mlada Aktivna (Graçanicë)
Association: Hogosha Dojo (Graçanicë)
Sadulla Bresotvci (Gjilan)
Faik Konica (Prishtinë)
Kosovo Leadership Academy (Mitrovicë)

BONEVET Gjakova:
SHF Asdreni (Pejë)
ShFMU “Fehmi Agani” (Gjakovë)
Center for Education and Development
(Pejë)
SHFMU “7 SHTATORI” (Fshati
Vitomircie – Pejë)
SHFMU”Ibrahim Mazreku” (Malishevë)
ShMU “Mazllum Këpuska” (Gjakovë)
SH.F.M.U Ali Kelmendi (Nabërgjan – Pejë)
SHMU -YLL MORINA (Gjakovë)

Në trend Teknologji

Më shumë
Jo më

Jo më "12345": Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori