Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League (KML) është platformë edukative jo-formale, e lancuar me 15 shkurt të vitit 2018, e cila organizon garat e robotikës dhe teknologjisë për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës. Qëllimi i KML është rritja e entuziazmit të nxënësve në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë) dhe krijimi i një mjedisi pozitiv, inovativ dhe të shëndetshëm.

STATISTIKAT

4000+

NXËNËS

600+

EKIPE

300+

INSTITUCIONE
EDUKATIVE

600+

MENTORË

2000+

QYTETARË

3500+

PAJISJE
TEKNOLOGJIKE

28

KOMUNA

PROJEKTET

KML OPEN

KML Open është gara më e madhe edukative e robotikës për shkollat ​​fillore dhe institucionet e tjera edukative në Kosovë që përfshijnë fëmijët e grupmoshës (6-15 vjeç) dhe ka për qëllim që fëmijët të mësojnë programimin grafik në mënyrë argëtuese dhe të ushqejnë aftësitë e shekullit 21.

SFIDA KREATIVE

Sfida Kreative është garë e teknologjisë e krijuar për shkollat ​​e mesme dhe institucionet e tjera edukative në Kosovë që përfshijnë nxënësit e grupmoshës (15-18 vjeç). Kjo garë ka për qëllim që nxënësit të hartojnë dhe të bëjnë prototipe për zgjidhjen e problemeve të përditshme duke kombinuar forma të ndryshme inovative dhe teknologjike.

QYTETARI DIGJITAL

Qytetari Digjital është projekt rajonal që ka për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive digjitale të shoqërisë nëpërmjet digjitalizimit të bibliotekave publike, duke i fuqizuar ato që të bëhen qendra digjitale të inovacionit përmes pasurimit të tyre me pajisje teknologjike.

APLIKIMI

Aplikimi për vitin akademik 2022/23 është mbyllur

Për t’u informuar rreth mundësisë së pjesëmarrjes në projektet apo aktivitetet tona aktive për momentin, na kontaktoni në +383 43 831 555, apo na shkruani në info@kosovamakers.net

PARTNER THEMELUES

DONATORËT

PARTNER TË ARTË