KML Scratch Explorers ka qenë platforma e aktiviteteve virtuale të organizuara pëgjatë muajve maj & qershor 2020 në kohën e pandemisë.
Qëllim i aktiviteteve në KML Scratch Explorers ka qenë i formatit edukues dhe argëtues. Fëmijët përgjatë dy muajve, duke koduar me gjuhën programuese Scratch, kanë pasur mundësi të krijojnë dhe ndajnë projektet e tyre, të tilla si storie të animuara, lojëra interaktive dhe lojëra të ndryshme
Përgjatë procesit të krijimit të projekteve të tyre, fëmijët kanë zhvilluar aftësi për të realizuar një ide të tyre nga fillimi deri në fund, kanë pasur mundësi të zhvillojnë të menduarit kritik, kreativitetin e tyre, komunikimin, shkathtësitë e bashkëpunimit dhe zgjedhjes së problemeve.
Përderisa Scratch është një gjuhë programimi viuzele, përdorimi i blloqeve të kodimit ju ka mundësuar fëmijëve të imagjinojnë, kriojnë dhe ndajnë një larmi të mahnitshme projektesh.