SI TË APLIKONI?
SI DO I MERRNI MBOT-ËT TUAJ?
ORGANIZIMI I GARËS
HARTA ME EKIPET PJESËMARRËSE KËTË VIT
Më poshtë janë paraqitur shpërndarja e ekipeve në bazë të komunave në Republikën e Kosovës
UDHËZIME MBI GAREN
Video 1: Udhëzim për regjistrimin e të dhënave në Neuron
Video 2: Udhëzim për shkarkimin e sfidës dhe vendosjen e rezultateve
PYETJE TË SHPESHTA
Më poshtë janë paraqitur pyetje shpesh të parashtruara mbi mënyren e zbatimit dhe pjesëmarrjes në ligën e Kosova Makers. Pyetjet janë të ndara në pyetje të
përgjithshme dhe teknike të cilat vlejnë për çdo raund të garës si edhe pyetje specifike të lidhura për raundin përkatës të garës që po zhvillohet.
PYETJE TË PËRGJITHSHME MBI ZBATIMIN DHE ORGANIZIMIN E LIGËS
Kush do të vlerësoj nxënësit gjatë garës?
Gjatë raundeve online të garës vlerësimet bëhen nga ekipa e KML dhe mentorët e BONEVET.
Kush do të vlerësoj nxënësit gjatë raundeve fizike të garës?
Gjatë raundeve fizike të garës, vlerësimet bëhen nga juria e zgjedhur nga ekipa e KML.
A lejohet që nxënësit të ndërrojnë grupet/ciklet e klasëve nga grupmoshat 1-5 në 6-9 ose e kundërta?
Jo. Secili nxënës duhet të jetë në grupmoshën/ciklin përkatës.
A mund të jetë mentori i njejtë nga dy shkolla të ndryshme?
Po, mund të jetë vetëm nëse të dy shkollat përkatëse janë pajtuar me këtë vendim.
A duhet të jenë robotët e montuar apo të pa montuar gjatë raundeve fizike?
Robotët duhet të jenë të montuar.
A ka mundësi që një mentor, të ketë dy ekipe të një shkolle?
Po, ka mundësi.
Sa ekipe mund t’i ketë një shkollë?
- Numri i ekipeve varet nga numri i nxënësve të shkollës.
- Intsitucionet edukative me 0 – 500 nxënës mund të përfshijnë vetëm një (1) ekip në garë;
- Intsitucionet edukative me 500 – 1000 nxënës mund të përfshijnë deri në dy (2) ekipe në garë;
- Intsitucionet edukative me 1000 – 1500 nxënës mund të përfshijnë deri në tre (3) ekipe në garë;
- Intsitucionet edukative me 1500+ nxënës mund të përfshijnë deri në katër (4) ekipe në garë.
Nga sa nxënës duhet të përbëhet një ekip në garë?
Ekipi duhet të ketë 4 nxënës.
PYETJE TË PËRGJITHSHME TEKNIKE
A punon mBlock në tablete?
Punon në disa windows tablete, si edhe windows telefona. Ekziston softuer i ngjashëm, mBlocky, i cili punon në iPad, ndërsa parashihet që së shpejti të dal edhe për Android tablete.
Si të përdoret telekomanda në Arduino mod-in?
Përdorni komandën if remote A pressed, A-në mund të zëvendësoni me një prej butoneve tjera në telekomandë.
Në garë a vijnë robotët paraprakisht të programuar apo jo?
Në garë robotët duhet të vijnë të programuar.
Kush do të krijoj shtigjet në garë?
Shtigjet do të krijohen nga ekipi organizues.
Çfarë të bëjmë nëse është prishur ndonjë pjesë e pajisjes.
Lajmërohuni në support te www.kosovamakers.net
Për çfarë shërben butoni reset në mBot?
Shërben për ndërprerjen e ekzekutimit të programit dhe kalimin në fillim të programit të ngarkuar.
A i sjellim robotët të montuar apo të pamontuar në garë?
Nëse shkolla e ka të paraqitur VETËM ekipin e më të rinjëve atëhere në garë vihet me ROBOT TË MONTUAR. Nëse shkolla ka të paraqitur VETËM EKIPËN E MË TË RRITURVE ose TË DY EKIPET atëherë në garë vihet me ROBOT TË PAMONTUAR.
Në cilat shtigje do të vozis roboti në garë?
Roboti do të vozis në shtigjet e krijuara nga organizatori.
Kam shkruar saktë programin për përcellje të vijës, por nuk e përcjell atë.
Kontrolloni në cilin port është lidhur senzori, si edhe nëse kabllot janë futur deri në fund.
Kam kaluar (transferuar) mBotin në Arduino mod dhe tash nuk më punon telekomanda, çfarë të bëj?
Që telekomanda të punoj ashtu si kur e keni ndezur robotin për herë të parë, duhet ta riktheni në konfigurimin e fabrikës duke zgjedhur Connect/Reset Default Program
A duhet që secili nxënës në ekip të ketë laptopin e vet apo nga një për ekip (+kablo vazhduese)?
Nëse shkolla e ka të paraqitur vetëm një grupmoshë, NUK NEVOJITET që nxënësit në raundin e parë të garës të bartin laptopin. Është e nevojshme që detyra të zgjidhet në shkollë dhe të bartet në mBot e të vihet në garë. Poqëse shkolla ka të paraqitur të dy grupmoshat, në garë është e nevojshme të sjellet laptopi dhe kabloja vazhduese ashtu që pas paraqitjes të ekipipit të më të rriturve të mund të barten programet e ekipit të më të rinjve në robotë.
A do të programojnë nxënësit robotët gjatë vetë garës?
Jo, në raundin e parë të garës robotët vijnë tashmë me programin të cilin nxënësit e kanë shkruar në shkollat e tyre.
Në softuer shkruan që roboti është i lidhur mirëpo gjatë kalimit (transferimit) të programit thot që nuk është i lidhur.
Kontrolloni COM portin, zakonisht porti korrekt është i fundit në listë.
A do të del video edukative për temën XY?
Përpara se të paraqitet ndonjë temë në detyra, do të del edhe video edukative në lidhje me temën. Gjithashtu, nëse arrijmë, do të krijojmë video edhe për tema tjera për të cilat është paraqitur interes në Forum.
Gjithçka ka punuar mirë, por pastaj papritmas nuk mund të konektoj robotin në mBlock, çfarë të bëj?
Ruani programin tuaj, fikni mBlock dhe ndezeni atë sërish.
Nëse i kemi të paraqitura të dy grupmoshat, si do të përdorim robotët për të 8 nxënësit?
Në qoftë se shkolla ka aplikuar me dy ekipe, shkolla do të marrë 8 robota për nxënës si dhe 2 robota për mentorë.
Si do të jetë forma e shtegut në garë?
Formën e shtegut për garë do ta merrni vesh në ditën e garës.