Në shkurt të vitit 2018, BONEVET ka lancuar platformën Kosova Makers League e cila është gara e parë teknologjike për shkollat fillore dhe të mesme. Qëllimi i kësaj platforme është të rrisë entuziazmin e nxënësve që të mësojnë rreth (STEM) Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës si dhe të krijojë një ambient pozitiv të mësimit.