Përfundon java e parë e KML Scratch Explorers

Java e parë e “KML Scratch Explorers” me temën “Udhëtimi në hapësirë” ka përfunduar me sukses. Gjatë Kësaj jave, fëmijët patën mundësi të krijojnë loja apo animacione mbi këtë temë, duke përdorur gjuhën programuese Scratch.

45 nxënës që vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës, kanë dorëzuar punimet e tyre, prej të cilave punimet më të votuara dolën punimet e Delina Haxhiu nga Shtimja që morri vendin e parë, Rion Jashari nga Vitia vendin e dytë, dhe Martin Palushaj nga Klina vendin e tretë.