Mbahet punëtoria për shpërndarjen e printerëve 3D

Me datë 11 Shkurt është mbajtur punëtoria për pesë bibliotekat pjesëmarrëse në kuadër të projektit “Qytetari Digjital” për shpërndarjen e printerëve 3D. Bibliotekat që kanë fituar 3D printer janë:

  1. Biblioteka “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë;
  2. Biblioteka “Azem Shkreli” – Pejë;
  3. Biblioteka ndërkomunale – Prizren;
  4. Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” – Ferizaj;
  5. Biblioteka komunale  – Viti.

Bibliotekistët gjatë trajnimit patën mundësinë që të marrin njohuri për 3D printim dhe dizajnim, si dhe u pajtuan për vazhdimin e projektit “Qytetari Digjital”. Tani shfrytëzuesit e bibliotekave do të kenë mundësi shtesë që idetë e tyre innovative për projekte teknologjike t’i realizojnë përmes shfrytëzimit të printerëve 3D në komunitetin e tyre.