Përfundon me sukses raundi i parë në Garën e Robotikës

Gara robotike ka nisur sezonën e re 2020/21 me temën “Udhëtimi në hapsirë dhe kthimi i robotëve në tokë”. Publikimi i sfidës së parë u bë më 16 nëntor dhe ekipet kanë pasur kohë për të përfunduar sfidën deri më 9 dhjetor, 2020.

Në këtë sezonë të Garës së Robotikës janë 180 ekipe pjesëmarrëse. Prej këtyre 180 ekipeve, 77 ekipe përfunduan me sukses raundin e pare ku 62 ekipe kanë qenë të ciklit të klasor 6-9 ndërsa 15 ekipe të ciklit klasor 1-5.

Fitues për ciklin 1-5 ishte SHFMU “Njazi Rexhepi” nga komuna e Vitisë kurse për ciklin 6-9 vendin e zuri Mileniumi i Tretë nga komuna e Prishtinës.