FILLON REGJISTRIMI PËR EDICIONIN E KATËR TË GARËS ROBOTIKE KOSOVA MAKERS LEAGUE OPEN

Shpallet i hapur sezoni i ri i garës së robotikës “Kosova Makers League Open” për vitin shkollor 2021/22, mbi temën “Eksploroni botën ujore”.

Ftohen të marrin pjesë të gjitha shkollat fillore publike, private si dhe qendrat rinore/edukative (OJQ, biblioteka etj) që punojnë me fëmijë të grupmoshave 6-15 vjeç.

Aplikimet bëhen nga personat e autorizuar  nga shkollat  apo institucionet tjera edukative që mund të jenë mësuesë, arsimtarë, prindër, vullnetarë apo zyrtarë të tjerë të institucioneve të tjera përkatëse që shprehin interesim dhe vullnet për të marrë pjesë në garë.

Ekipet duhet të përbëhen nga 4 nxënës  dhe 1 mentor/e (personat e autorizuar nga institucioni) dhe gara është e ndarë në dy kategori: cikli i klasave 1-5 dhe cikli i klasave 6-9.

Duke marrë pjesë në garë, secili ekip do të pajiset me robotë edukativ, të cilët do të kalojnë në pronësi të përhershme të institucionit pjesëmarrës, nëse ekipi përfundon të paktën katër raunde të garës.

Për të lexuar më shumë rreth garës, klikoni këtu : https://bit.ly/2VKrh0o

Për t`u bërë pjesë e garës, aplikoni këtu : https://bit.ly/3zn2M7e

Për çdo pyetje eventuale lidhur me garën, luteni të na kontaktoni në info@kosovamakers.net dhe 043-831-555.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 22 Tetor, 2021.