Ftesë për të gjitha Biblotekat publike që të APLIKONI në Projektin “Qytetari Digjital”

 

Qytetari Digjital” – Një projekt për libraritë në Kosovë, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi

Fondacioni BONEVET, si partneri lokal i projektit për Kosovë, ka kënaqësinë t’ju prezantojë projektin “Qytetari Digjital” që është një projekt i nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe i mbështetur nga Google. Projekti rajonal do të implementohet në katër shtete të Ballkanit (Kosovë, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi) dhe ka për synim që të rrisë kompetencat dhe njohuritë digjitale të shoqerisë në këto shtete – për fëmijë dhe të rritur – përmes bibliotekave publike, duke i fuqizuar ato që të bëhen qendra digjitale të inovacionit dhe kështu të bëjmë teknologjitë moderne më të qasshme për të gjithë.

Përmes projektit “Qytetari Digjital” do të dhurojmë biblotekave publike pajisje arsimore – “micro:bits” dhe “DIY” pjesë elektronike dhe do të organizojmë punëtori edukative falas për bibliotekarët. Idea është të pajisim biblotekat me pajisje teknologjike bashkëkohore dhe të edukojmë bibliotekarët se si të përdorin këto pajisje arsimore, në mënyrë që ata të mund të organizojnë punëtori falas për kodim dhe 3d printim për publikun në bibliotekat e tyre.

10 libraritë e përzgjedhura nga thirrja publike do të pajisen me nga 10 “micro:bits”, 2 “DIY electronics kits”, dhe “3D printer” si dhe do te perfitojne 3 punëtori për përdorimin e pajisjeve nga edukatorët profesional te IRIM.

– Si të bëhen pjesë biblotekat publike të Kosovës në projektin Qytetari Digjital?

Të gjitha libraritë publike në Kosovë janë të inkurajuara të aplikojnë në thirrjen publike përmes uebfaqës zyrtate të IRIM:
https://croatianmakers.hr/hr/project/digital-citizens-application-for-libraries/ 

Afati i fundit për aplikim është të premtën më 21 Dhjetor, 2018

Për më shumë informata na kontaktoni në numrin zyrtar të BONEVET Prishtina

049 187 781 në email adresën info@bonevet.org, apo në atë të Garës së Robotikës Kosova Makers League – 049 729 900 ose në email adresën info@kosovamakers.net.