SCRATCH WEEK KOSOVA 2024

“Scratch Week” është krijuar për të bashkuar komunitetin e fëmijëve të cilët duke koduar me gjuhën programuese Scratch mund të programojnë storie, animacione dhe lojëra të ndryshme. Përmes këtyre aktiviteteve ata nxiten të imagjinojnë, mendojnë në mënyrë kreative, krijojnë projektet e tyre dhe të takojnë shokë dhe shoqe duke ndarë projektet e tyre me njëri – tjetrin.

Kosova Makers League do të shënojë këtë vit 17 vjetorin e themelimit të Scratch përmes shumë aktiviteteve dhe shumë dhuratave.

BËHUNI PJESË E STUDIOS “SCRATCH WEEK KOSOVA 2024” NË PLATFORMËN SCRATCH DHE LE TË KËNAQEMI SË BASHKU!

Në videon e mëposhtme mund të kuptoni hapat që duhet të ndjekni për t’u bërë pjesë studios “Scratch Week Kosova 2024”.

VIDEO UDHËZUESE

Në videon e mëposhtme mund të kuptoni hapat që duhet të ndjekni për t’u bërë pjesë studios “Scratch Week Kosova 2024”.

SHPËRBLIMET

Dhjetë (10) projektet të cilat grumbullojnë më së shumti vota zgjedhen si projektet fituese të cilat njëkohësisht do të shpërblehen si më poshtë:

  • Vendi 1: Robot edukativ mBot
  • Vendi 2: Maus C-TECH Ergo WLM-05
  • Vendi 3: Kufje Genius HS-M360
  • Vendi 4&5: PowerBank
  • Vendi 6: Mbajtëse e lapsave – e 3D printuar
  • Vendi 7: Vazo për lule – e 3D printuar
  • Vendi 8: Lojë shahu – e 3D printuar
  • Vendi 9: Loja “Tic Tac Toe” – e 3D printuar
  • Vendi 10: Mbajtëse e telefonit – e 3D printuar