KML Sfida Kreative
Formoni ekipën tuaj dhe krijoni një paijsje ose sistem me teknologji të avansuar për të adresuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm së OKB-së.
Regjistrimi përfundon me 28 shkurt
Procesi: Ne fund te muajit shkurt behet lajmerimi i ekipeve pjesemarrese dhe ftesa për Punetorine Trajnuese qe do te mbahet ne Mars 2019. Në këtë ngjarje ekipet do të prezentohen me fushë veprimin e Sfides Kreative nga mentorë të platformës Kosova Makers si dhe do të fillojne një proces dizejnimi dhe kreacioni nëpërmjet teknologjive të avansuara që bëhen të mundura nga parnerët e projektit. Sfida Kreative është e bazuar në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së) që njihen ndërkombëtarisht si UN SDG-s dhe duhet përmbushën deri në vitin 2030.
Koha e Krijimit: 4 muaj
Finalja e Sfidës Kreative: 30 qershor 2019
Pjesëmarrja në Sfidën Kreative është e hapur për nxënësit e shkollave të mesme dhe profesionale të klasave 10-12. Çdo ekip duhet të ketë një deri në tre mentorë dhe deri në pesë nxënës. Mentor mund të jetë kushdo nga stafi i shkollës, prindët, apo profesionistët e jashtëm që shprehin vullnetin me punu me ekipin garues.
Prapavija
- Gara e Robotikës “Kosova Makers League” (KML) shpallë të hapur Sfidën Kreative si ligën e parë teknologjike për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale në kosovë.
- Në edicionin e parë, ne po ftojmë deri në 60 skuadra shkollore për t’u bashkuar në garë ku do të mësojnë më hollësisht për një sfidë krijuese të bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së). Nxënësit do të hartojnë dhe prototipojnë zgjidhjet për problemet e përditshme duke kombinuar forma të ndryshme inovative dhe teknologjike.
- Në mars do të kontaktojmë 60 skuadra shkollore për të marrë pjesë në kampet kombëtare të trajnimit për t’i përgatitur ata për sfidën katër mujore që do të përfundojë gjatë Finalës së Garës së Robotikës më 30 qershor 2019. Këtu një panel gjykues me ekspertë të fushës në kombinim me votë popullariteti do të votojnë për projektet më të mira. Shkollat me prototipet më të mira do të shpërblehen me pajisjet më të fundit dhe më të avancuara të teknologjisë, si 3D Printerë me filamente dhe plot shtesa dhe mundësi të ndryshme arsimore me të cilat do të jenë në gjendje të nxisin në mënyrë eksponenciale zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Për më tepër, ne po kërkojmë prototipë të cilat janë premtuese për tu shkallëzuar, çdo potencial i tillë do të mbështetet me rrugë konkrete të zhvillimit profesional të mbështetur nga kapaciteti inkubues i Fondacionit BONEVET për të përmirësuar më tej zhvillimin e inovacioneve të tyre.
- Ne jemi duke ofruar mundësi praktike për arsim në sektorin e teknologjisë / industrisë për ekipet shkollore të cilët do të mësojnë dhe do të kenë në dispozicion një rrjet të gjerë të teknologjisë. si: ‘Arduino’, ‘IoT Technology’, ‘microBits’, ‘mBot’, ‘dronë’, ‘3D Printim’, ‘mekatronikë’, ‘blockchain’ që të përmbushin boshllëkun në mësimin e tyre formal si dhe të nxisim inovacionin herët në shkencëtarët dhe profesionistët e rinj të Kosovës në skenën e teknologjisë.
- Skuadrat do të dalin me një zgjidhje (një pajisje ose projekt) për problemin që prek ata, komunitetin e tyre ose komunitetet e tjera diku në botë! Pa marrë parasysh se çfarë problemi është, ne jemi të interesuar në atë që nxënësit do të bëjnë për ta zgjidhur atë. Mundësitë janë të mëdha, ne jemi duke ofruar mjete me shumë funksione dhe karakteristika ndërdisiplinore, kështu që kreativiteti dhe imagjinata e nxënësve është e rëndësishme. Ekipet do duhet të dizajnojnë dhe të përpunojnë por edhe të shkruajnë/prezentojnë projektin në mënyrë që të tjerët ta mbështesin apo të përsërisin atë. Qëllimi është të krijohen një serë projektesh që zgjidhin probleme aktuale dhe kështu ndikojnë pozitivisht në komunitetin ku nxënësit jetojnë apo edhe do të mund të ndihmojë të tjerët në mbarë botën!
- Detyra është të adresohet një apo më shumë nga 17 Qëllimet Globale të OKB-se ose siq njihen ndryshe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe UN SDG-s në anglisht. Të shpallura në 2015 me qëllim të sigurimit të shëndetit, sigurisë dhe të ardhmes përplot prosperitet për të gjithë në planetin tonë Tokë deri në vitin 2030.
Platforma Kosova Makers dhe agjenda e saj e fuqizimit të fushave të Shkencës Teknologjisë Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në sistemin tonë arsimor mundësohet nga:
Fondacioni BONEVET
Fondacioni Une e Du Kosovën
GIZ-i Gjerman
Ambasada Zvicërane
Banka Raiffeisen
Ipko