Mbahet punëtoria e parë për KML Open 2019/2020

Me 5 Nëntor është mbajtur punëtoria e parë për KML Open 2019/2020 me ç’rast mentorët e ekipeve të cilët hyjnë për herë të parë në garë janë trajnuar për përdorimin e pajisjeve mbot, si dhe janë njoftuar me detajet e garës. Gjatë kësaj punëtorie janë shpërndarë gjithsej 130 pajisje mbot.