Bibliotekat e përfshira në projektin Qytetari Digjital i përgjigjen pozitivisht thirrjes për angazhim në printim të mburojave të fytyrës

Për shkak të situatës së krijuar nga shpërndarja e Covid-19, Fondacioni BONEVET ka filluar një nismë për printim masiv me printerë 3D të mburojave të fytyrës, të cilat më pas do t’i dhurohen si donacion personelit të institucioneve shëndetësore në Kosovë. Bibliotekat tanimë veç se janë të mbyllura, mirëpo ato kanë shprehur vullnetin që të na huazojnë 3D printerët për këtë nismë. Rrjedhimisht pesë 3D printerë shtesë janë huazuar për printim të mburojave të fytyrës. 

Kosova Makers League i falënderon bibliotekat publike: “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë, Biblioteka “Azem Shkreli” – Pejë, Biblioteka ndërkomunale – Prizren, Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” – Ferizaj, Biblioteka komunale – Viti për huazimin e 3d printerëve!