Mbahet punëtoria online në kuadër të Qytetari Digjital me temën 3D Dizajn dhe 3D Printim

Në kuadër të projektit Qytetari Digjital sot është mbajtur punëtoria online me temën 3D Dizajn dhe 3D Printim. Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin përfaqësues të bibliotekave komunale të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajit, dhe Vitisë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që përfaqësuesit e bibliotekave të fitonin njohuri shtesë që më pas mund t’i shpërndanin tek shfrytëzuesit e bibliotekave që kanë qëllim të përdorin 3d printerët për projektet e tyre.

Kjo punëtori është e para në kuadër të punëtorive të cilat planifikohen të mbahen javëve në vijim në kuadër të projektit Qytetari Digjital 2.0. Punëtoritë tjera do të mbahen me temat: Njohuri të përgjithshme mbi IT, dhe perdorimi i pajisjeve boson.