NJOFTIM

Raundi i tretë (3) i KML OPEN,
finalizon Garën e Robotikës për këtë vit.

Marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin publik nga COVID-19 (Coronavirus), pezullimin e procesit mësimor nga Ministria e Arsimit, Shkencës & Teknologjisë – MASHT dhe masave mbrojtëse të përcaktuara për të parandaluar shpërndarjen e virusit, Gara e Robotikës  nga muaji mars, nuk kishte mundësi të realizohej në formatin origjinal të saj ku nxënësit e ekipeve pjesëmarrëse angazhohen të punojnë me robotët e tyre në mjediset e shkollave të tyre.

Në kuadër të KML OPEN për sezonën 2019/20 janë planifikuar të organizohen pesë (5) raunde, mirëpo si rezultat i rrethanave të tanishme në Kosovë dhe në tërë botën, raundi i katër (4) dhe raundi i pestë (5) apo finalja e madhe e cila ishte e planifikuar të realizohet si raund fizik ku do të mund të mblidheshin të gjitha ekipet në një vend dhe të garonin fizikisht, është anuluar.

Kosova Makers League ka vendosur që raundin e tretë, i cili ka mbetur i papërfunduar për shkak të situatës së krijuar nga virusi, ta vazhdojë si raund online, gjithmonë duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve në këtë situatë.

Raundi i tretë do të jetë njëkohësisht edhe raundi FINAL i cili do të determinojë edhe fituesit për këtë vit. 

Si çdo vit, edhe kësaj rradhe do të zgjidhen dy ekipe fituese në kuadër të Garës së Robotikës, një (1) ekip nga cikli i klasave (1-5) dhe tjetri nga cikli i klasave (6-9).

Pra, raundi i tretë (3) / Final i KML Open i cili do të organizohet përgjatë muajit qershor, do të përcaktojë fituesit e Garës së Robotikës.