Projekti QYTETARI DIGJITAL ka vazhduar të ju ofrojë përfaqësuseve të 10 bibliotekave publike punëtori edukative

Dy premte rradhazi, rreth 20 përfaqësues nga 10 bibiloteka publike të Kosovës kanë pasur mundësi të ndjekin dy (2) punëtoritë edukative online lidhur me temën “Njohuri të përgjithshme mbi IT” dhe “micro:bit”.

KOSOVA MAKERS LEAGUE përmes projektit “QYTETARI DIGJITAL”, vitin e kaluar ka dhuruar pajisje teknologjike si micro:bit, BONSON Kits dhe 3D Printer në këto 10 biblioteka publike të Kosovës.

Nisur nga fakti që bibliotekat paraqesin vendet më të mira për të mësuar aftësi dhe kompetenca të reja, përmes këtij projekti përveq dhurimit të pajisjeve teknologjike, organizohen edhe punëtori edukative për të mbështetur personelin e bibliotekave në ngitjen e kapaciteteve të tyre digjitale për përdorimi e ktyre pajisjeve, në mënyrë që në të ardhmen ata të transferojnë njohuritë e fituara tek komuniteti i tyre përmes organizimit të punëtorive edukative.

Bibliotekat publike të përfshira në këtë projekt janë nga 9 komuna të Kosovës:

  1. Biblioteka “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë
  2. Biblioteka “Pjetër Bogdani” – Prishtinë
  3. Biblioteka “Azem Shkreli” – Pejë
  4. Biblioteka “Ibrahim Rugova” – Gjakovë
  5. Biblioteka komunale e Prizrenit
  6. Biblioteka “Sadik Tafarshiku” – Ferizaj
  7. Biblioteka “Gersel e Bajram Sylejmani” – Viti
  8. Biblioteka “Fan S. Noli” – Gjilan
  9. Biblioteka e Qytetit – Shtime
  10. Biblioteka komunale – Skënderaj