KOSOVA MAKERS LEAGUE përfundon me sukses raundin e tretë, njëkohësisht edhe raundin final të Garës Robotike!


Përkundër situatës së krijuar nga virusi COVID-19, KOSOVA MAKERS LEAGUE arriti në një alternativë që të përmbyllë Garën e Robotikës për këtë vit. Raundi i katërt dhe finalja e madhe të cilën planifikuam të e organizonim fizikisht u anuluan, përderisa raundi i tretë u bë edhe raundi përcaktues i fituesve të Garës.

Raundin e tretë, ekipet patën mundësinë të e realizojnë duke programuar sfidën e dërguar përmes gjuhës programuese “Scratch” në aplikacionin mBlock nga shtëpitë e tyre, pa pasur nevojë të përdorin robotët edukativ – mBot.

45 ekipe pjesëmarrëse, rreth 40 mentorë dhe rrjedhimisht rreth 180 fëmijë punuan në sfidën e raundit të tretë nga 05-19 qershor duke përmbyllur me shumë sukses sezonën e garës për vitin akademik shkollor 2019/20.

KOSOVA MAKERS LEAGUE i është jashtëzakonisht falënderuese mentorëve të cilët përkundër situatës aktuale, me shumë vullnet dhe determinim angazhuan ekipet e tyre në këtë raund dhe të gjithë nxënësit pjesëmarrës që me pasion dhe entuziazëm arritën të finalizojnë punën e tyre të filluar nga nëntori 2019.