Rezultatet finale të Garës Robotike – KML Open janë gati

KOSOVA MAKERS LEAGUE OPEN – Gara e Robotikës ka përfunduar sezonën e vitit akademik shkollor 2019/20 duke organizuar tre (3) raunde.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, KML u obligua që të anulojë raundin e katër (4) dhe supërfinalen, pra ka përfunduar garën me raundin e tretë.

Tema e garës për këtë vit ka qenë “Udhëtimi në hapësirë”

Shkollat dhe ekipet pjesëmarrëse kanë punuar nga nëntori 2019 në sfidat e ndryshme duke zgjidhur misione të komplikuara dhe duke bërë gati robotët e tyre për udhëtimin në hapësirë.

KML ka mbledhur rezultatet e ekipeve/shkollave pjesëmarrëse përgjatë tre raundeve duke renditur kështu edhe dy vendet e para për ekipet nga cikli (1-5) dhe (6-9).

Rezultatet finale mund ti shihni duke klikuar në butonet mëposhtë.

Po shfrytëzojmë rastin që të i përgëzojmë të gjitha ekipet për punën që kanë bërë gjatë tërë vitit, për angazhimin, motivin dhe entuziazmin e mentorëve dhe fëmijëve.

Ju falënderojmë shumë për pjesëmarrjen tuaj dhe shpresojmë se sezonën e ardhshme do të shihemi prapë!