Shkollat Atë Gjergj Fishta dhe Dëshmorët e Vitisë fituese të raundit 1 të KML Open

Ekipi i ciklit 1-5 nga shkolla “Dëshmorët e Vitisë” nga Vitia, dhe ekipi i ciklit 6-9 nga shkolla “Atë Gjergj Fishta” – Klinë kanë qenë ekipet fituese të raundit të parë të KML Open. Si shpërblim Fondacioni BONEVET ka organizuar klasa për Lego dhe 3D printim. KML do të organizoj çdo herë klasa për ekipet fituese të KML Open në mënyrë që t’i shpërblejmë për mundin që kanë bërë gjatë raundeve.