Bibliotekat publike në Kosovë po zhvillojnë projektet e tyre me pajisjet teknologjike të dhuruara nga Kosova Makers League

Qytetari Digjital” është një projekt i nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe i mbështetur nga Google. 

Projekti rajonal implementohet në katër shtete të Ballkanit (Kosovë, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi) dhe ka për synim që të rrisë kompetencat dhe njohuritë digjitale të shoqërisë në këto shtete – për fëmijë dhe të rritur – përmes bibliotekave publike, duke i fuqizuar ato që të bëhen qendra digjitale të inovacionit dhe kështu të bëjmë teknologjitë moderne më të qasshme për të gjithë. 

Përmes projektit “QYTETARI DIGJITAL” ne kemi dhuruar 10 biblotekave publike në Kosovë pajisje arsimore – “micro:bits”, 3D printer, “DIY” pjesë elektronike dhe kemi organizuar punëtori edukative falas për bibliotekarët.

Gjatë periudhës së pandemisë, 10 bibliotekat publike të Kosovës të përfshira në këtë projekt janë duke zhvilluar kompetencat e tyre digjitale përmes krijimit të projekteve të ndryshme me pajisjet arsimore të cilat ju kemi ndarë.

Pas normalizimit të situatës pandemike në vend, bibliotekarët do të organizojnë punëtori falas për kodim dhe 3d printim për publikun (fëmijë dhe të rritur) në bibliotekat e tyre.