KML Scratch Explorers përfundoi aktivitetet dy mujore!

Për të gjithë anëtarët pjesëmarrës në aktivitetet e KML Scratch Explorers,


Ka qenë kënaqësi që kemi pasur prezent nxënësit e Garës Robotike edhe në konceptin tonë të ri të aktiviteteve virtuale që kemi krijuar, KML Scratch Explorers. Pjesëmarrja dhe puna e tyre aktive kanë kontribuar që kjo iniciativë dy-mujore të përmbyllet me shumë sukses.


Po shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë përzemërsisht të gjithë nxënësit dhe mentorët që kanë gjetur kohën nga ditët e tyre mjaft të ngarkuara për të qenë pjesë e një komuniteti të ri, virtual.


Entuziazmi dhe shpirti i tyre pozitiv kanë ndihmuar që të bëjnë kohën tonë, shumë produktive.
Ka qenë kënqësi e ekipit tonë, që patëm mundësinë të njohim nxënësit më afër dhe ende më mirë. 

Për të lexuar raportin e KML Scratch Explorers klikoni në butonin mëposhtë: